Projekti për në mes "Al Qasimia University” në Sharjah dhe FOCIC – Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam, është në fazën finale të realizimit. Nga trojet Ballkanike 23 studentë do të studiojnë në këtë universitet. Pas kompletimit të dokumentacionit dhe rregullimit të vizave sot në lokalet e FOCIC studentët nga Maqedonia patën një takim me zv. Kryetarin e fondacionit Dr. Adnan Ismailin. Gjatë takimit u diskutua për sfidat e studentëve që studiojnë jashtë shtetit si dhe potencialiteti i tyre për të qenë "ambasadorët” e shtetit të tyre. Ai po ashtu foli edhe për principet e mendimit akademik dhe rëndësinë e fokusimit në prurjen e metodave dhe eksperiencave të reja, e posaçërisht në diskursin e ligjërimit fetar në trojet e Ballkanit. Pas takimit studentëve u dhuruan libra nga Sh.B. Logos-A. Studentë që do të ndjekin studimet në Sharjah, përpos Maqedonisë ka edhe nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Kroacia dhe Turqia. Grupi i parë i studentëve pritet të nisen për Emiratet e Bashkuara Arabe, menjëherë pas festës së Kurban Bajramit.











No Comments Yet...
Leave a reply