Projects / News


  • Comments: 0
  • 16 November 2013 13:01
  • in News
  • Visits: 904
  • Last Modified: 16 November 2013 13:17
  • (Current Rating 0.0/5 Stars) Total Votes: 0

Vizitë në FOCIC nga Ministria e Vakëfit të Katarit

1 0
Pas vizitës së 2 nëntorit të këtij viti të Ambasadorit të Shtetit të Katarit në Shkup, Shkëlqesisë së tij Hasan Abdullah Zejd Al-Mahmud, në selinë e Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam” – Shkup (FOCIC) dhe gatishmërisë tij të shfaqur për të vazhduar mbështetjen e aktiviteteve të Fondacionit, të premten (15.11.2013) në FOCIC, i shoqëruar nga Ambasadori, erdhi në vizitë edhe z. Ali Ekber, këshilltar i ministrit të Vakëfit të Shtetit të Katarit.  
Në këtë vizitë, të parën të tij në Shkup dhe në selinë e FOCIC-it, mysafiri i lartë i Katarit u interesua për punën e deritanishme të Fondacionit, për çështjet rreth pronësisë së objekteve të Konakut të Vilajetit, si dhe për planet e Fondacionit në të ardhmen.
Në mungesë të kryetarit dhe të nënkryetarit të FOCIC-it, të cilët për shkak të udhëtimeve zyrtare nuk ishin të pranishëm në këtë takim, mysafirët e Katarit u pritën nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Fondacionit, Zeqirija Ibrahimi dhe Sulejman Baki. Ata e njoftuan mysafirin për punët e deritanishme, për procesin e kalimit të pronësisë së objekteve nën administrimin e FOCIC-it, si dhe për vizionin afatshkurtër dhe afatgjatë të Fondacionit. Me këtë rast vunë theksin në dy dimensionet më të rëndësishme të kësaj veprimtarie: në planin afatshkurtër për meremetimin e dy objekteve aktuale dhe ndërtimin e objektit të tretë, i cili tash nuk ekziston, si dhe në planin afatgjatë për themelimin e instituteve shkencore e studimore që së shpejti do të fillojnë të ngrihen.
Pas kësaj delegacioni i Katarit bëri një vizitë në objektet e FOCIC-it, ndërsa shfaqi gatishmëri që mbështetja e Katarit të vazhdojë edhe më tej për Fondacionin "Qendra e Civilizimit Islam”.

Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.