Projects / News


  • Comments: 0
  • 16 December 2013 14:07
  • in News
  • Visits: 814
  • Last Modified: -/-

U promovua "Identiteti islam i Europës"

1 0
Ashtu siç ishte planifikuar, Fondacioni "Qendra e Civilizimit Islam” (FOCIC) të shtunën, më 14 dhjetor 2013, në Tiranë e promovoi librin "Identiteti islam i Europës” të autorit Ferid Muhiq. Ky libër që është botuar nga SHB "Logos-A” nga Shkupi, ndërsa me mbështetje të FOCIC-it, paraqet një vepër kapitale të filozofit boshnjak nga Maqedonia Ferid Muhiq, e cila para se të dalë në gjuhën e saj origjinale – boshnjakisht, doli në gjuhën shqipe.
Në praninë e një auditori të zgjedhur, si dhe të referuesve të denjë, por edhe të vetë autorit, u realizua promovimi i saj i parë pas daljes nga shtypi. I pari në këtë promovim foli prof. Nexhat Ibrahimi nga Prizreni, i cili duke marrë shkas nga të dhënat dhe mesazhi i librit, foli për rëndësinë që ka libri për t’i plotësuar të dhënat tashmë të botuara se islami erdhi edhe në trojet iliro-shqiptare qysh në mesjetë. Ai u shpreh se ky libër është një dëshmi më shumë se Europa është myslimane po aq sa është kristiane dhe një vegëz më shumë në ndërkomunikimin religjioz për të ardhmen e përbashkët të kontinentit të vjetër.
Pas tij foli sociologu Ergys Mërtiri, i cili u ndal në keqkuptimet dhe stereotipat që janë krijuar edhe ndër shqiptarët për termin "Identitet evropian” dhe rëndësinë që ka ky libër, i cili e ndryshon rrënjësisht qasjen e gabuar se të jesh evropian kjo apriori nënkupton që nuk mund të jesh mysliman.
I fundit nga referuesit ishte pedagogu i Universitetit të Arteve, Edison Çeraj, i cili duke e rrokur këtë vepër në kuadër të botës mendimore të filozofit Ferid Muhiq, foli për guximin intelektual që sjell kjo vepër dhe faqen e re të debatit shkencor që duhet ta nxisë ajo.
Në fund foli edhe autori i librit, prof. Ferid Muhiq, i cili i falënderoi të pranishmit, FOCIC-in, botuesin, por edhe referuesit. Pastaj në dy-tri fjalë foli për mesazhin qendror të librin, i cili – tha ai – ka për synim ta ndryshojë perceptimin e Europës dhe të islamit në të.
Pas kësaj u zhvillua edhe një debat, në të cilin u inkuadruan edhe të pranishmit përmes pyetjeve dhe komenteve të tyre. Promovimi përfundoi me dhurimin e librave dhe nënshkrimin e tyre nga vetë autori.
Promovimet e këtilla do të vazhdojnë edhe në Prishtinë e Shkup, ndërsa libri së shpejti do të botohet edhe boshnjakisht.
Ky libër përkthyer edhe në anglisht dhe së shpejti do të jetë edhe në gjuhën gjermane dhe turke.
Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.