Projects / News


  • Comments: 0
  • 21 February 2015 14:26
  • in News
  • by naser
  • Visits: 1219
  • Last Modified: -/-
  • (Current Rating 0.0/5 Stars) Total Votes: 0

U mbajt tribuna "Qytetërimi i Estetikës"

0 0
Ashtu siç ishte paralajmëruar mbrëmë (e Premte 20.02.2015) në ambientet e "Qendrës Kulturore Informative - QIK” u realizua tribuna me temë "Qytetërimi i Estetikës” e paraparë nga Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam – FOCIC në Shkup. Programin e hapi përfaqësuesi i fondacionit Latif Mustafa, me ç’rast deklaroi se FOCIC ka ndërmarrë një iniciativë të organizimit të një cikli të ligjëratave të cilat kanë të bëjnë me edukimin estetik, etik dhe politik.  Për më tepër ai bëri edhe një shpjegim të shkurtër rreth temës, gjegjësisht, rreth konceptit të së bukurës dhe qytetërimit dhe mundësisë për krijimin e një qytetërimi mbështetur në metafizikën dhe në përputhshmëri me vizionin e së bukurës si arche apo maja e të gjitha vlerave.
Pas tij fjala iu dha profesorit të filozofisë së artit Metin Izeti, profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, i cili bëri një elaborim më të gjerë të koncepcionit të qytetërimit dhe estetikës dhe mundësisë së krijimit të një qytetërimi të tillë. Për më tepër profesor Metin Izeti, shtroi tezën kryesore për dy qytetërime të mundshme: qytetërimi dogmatik dhe qytetërimi estetik. Sipas tij qytetërimi dogmatik ishte qytetërim përjashtues ngaqë ai bazohej në paradigmën e dogmës dhe përjashton "tjetrin”. Kurse qytetërimi estetik është qytetërim i shijes artistike dhe është përqafues. Ai po ashtu u ndal edhe ne shpjegimin dhe dallimin e koncepteve të dogmës dhe dijes dhe raportin në mes tyre.
Pjesa e tretë, me të cilën u mbyll programi, u konkretizua nga ekzekutimet muzikore të dy artistëve nga Shkupi, znj. Jeta Starova Mehmeti-flautë dhe zr. Ermal Mehmeti – violinë. Përmes performimeve të tyre muzikore, publiku pati rastin që të shijoj muzikën klasike me elemente të folklorit etnik shqiptar, duke e konkretizuar edhe më tepër shqyrtimin teorik të artit që bëri më parë profesori Metin Izeti.
Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam – FOCIC në Shkup i falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë program.
Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.