Projects / News


  • Comments: 2
  • 30 November 2013 13:07
  • in News
  • Visits: 35605
  • Last Modified: 01 December 2013 15:33
  • (Current Rating 3.0/5 Stars) Total Votes: 2

U formua Bordi Këshillëdhënës i FOCIC-it

7 2
Të shtunën, më 23.11.2013, u mbajt mbledhja e parë konstituive e Bordit Këshillëdhënës të Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam"  (FOCIC).
Mbledhja, që ishte para e këtij Bordi që nga themelimi i FOCIC-it, ishte një moment për t'u takuar dhe diskutuar me intelektualë të vendeve të ndryshme të Ballkanit, por edhe të etnive e religjioneve të ndryshme, për të shkëmbyer ide rreth projekteve të synuara nga FOCIC.



Në prani të Bordit Ekzekutiv, kësaj ftese për pjesëmarrje në mbledhje iu përgjigjën këto personalitete:

1.Adnan Idriz – teolog – Maqedoni
2.Afrim Gashi – jurist – publicist – Maqedoni
3.Ahmet Sherif – doktor i historisë – punonjës shkencor – Maqedoni
4.Ali Aliu – akademik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë – profesor universitar në pension dhe studiues i letërsisë – Maqedoni/Kosovë
5.Ali Pajaziti – doktor i sociologjisë – profesor universitar – Maqedoni 
6.Avzi Mustafa – doktor i pedagogjisë – profesor universitar – Maqedoni 
7.Besnik Emini – magjistër i historisë – punëtor shkencor – Maqedoni 
8.Burhan Köroğlu – doktor i sociologjisë – profesor universitar – Turqi 
9.Dragi Gjorgiev – doktor i historisë – drejtori i Institutit të Historisë Nacionale – Maqedoni
10.Ferid Muhić – doktor i filozofisë – profesor universitar në pension dhe kryetar i Akademisë së Shkencave Boshnjake – Maqedoni 
11.Fuat Emin – magjistër i filozofisë – doktorant – Turqi 
12.Hysamedin Feraj – doktor i filozofisë – profesor universitar – Shqipëri
13.Hysni Ismaili – doktor i mjekësisë – profesor universitar – Maqedoni 
14.İbrahim Kalın – doktor i filozofisë – kryekëshilltar i Kryeministrit të Turqisë për politikë të jashtme – Turqi
15.Ismail Ahmedi – doktor i letërsisë arabe – profesor universitar – Maqedoni 
16.Ismail Sinani – gazetar – publicist – Maqedoni 
17.Latif Mustafa – magjistër i qytetërimeve – doktorant – Serbi 
18.Luan Starova – ish ambasador - akademik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë – profesor universitar në pension dhe shkrimtar – Maqedoni
19.Mesut Özcan – doktor i shkencave politike – këshilltar i ministrit të Jashtëm të Turqisë – Turqi 
20.Metin Izeti – doktor i shkencave islame – profesor universitar - Maqedoni
21.Mevlud Dudić – doktor i shkencave islame – rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit – Serbi 
22.Milazim Krasniqi – doktor i letërsisë shqipe – shkrimtar dhe profesor universitar – Kosovë 
23.Mirushe Hoxha – doktor i albanologjisë – profesor universitar – Maqedoni 
24.Mesut Idriz – doktor i civilizimeve – profesor universitar – Bosnjë/Maqedoni 
25.Munir Mujić – doktor i filologjisë orientale – profesor universitar – Bosnjë 
26.Musa Musai – doktor i psikologjisë – profesor universitar – Maqedoni 
27.Nazmi Maliqi – doktor i shkencave politike – profesor universitar – Maqedoni
28.Nedim Emin – magjistër i historisë – punëtor shkencor – Turqi/Maqedoni 
29.Qani Nesimi  – doktor i historisë – profesor universitar – Maqedoni
30.Rizvan Sulejmani – doktor i shkencave politike – profesor universitar – Maqedoni
31.Rromir Imami – magjistër i artit – piktor – Zvicër/Maqedoni  
32.Sevinç Özcan – doktor i shkencave politike –– Turqi 
33.Şinasi Gündüz – doktor i historisë – rektor i Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik – Maqedoni/Turqi 
34.Valbona Toska – doktor i gjuhës shqipe – profesor universitar – Maqedoni
35.Vera Georgieva – doktor i filozofisë – profesor universitar – Maqedoni
36.Ziber Lata – magjistër i gjuhës arabe – profesor universitar – Maqedoni

Përveç këtyre, kishte edhe disa personalitete që janë deklaruar se pranojnë të jenë pjesë e Bordit Këshillëdhënës, por që për arsye objektive nuk morën pjesë në mbledhje. Ata janë: 

37.Ahmet Alibašić – doktor i shkencave islame – profesor universitar – Bosnjë
38.Bilall Kasami – doktor i shkencave ekonomike – profesor universitar – Maqedoni
39.Hasan Xhillo – doktor i filozofisë islame – profesor universitar – Maqedoni 
40.Mixhait Pollozhani – doktor i historisë së artit – profesor universitar – Maqedoni
41.Mustafa Özel – doktor i shkencave ekonomike – profesor universitar – Turqi
42.Nexhat Ibrahimi – profesor i shkencave islame – Kosovë 
43.Zekirja Sejdini – doktor i shkencave islame – profesor universitar – Austri/Maqedoni

Pjesa e parë e takimit ishte ceremoniale, ku morën pjesë edhe zyrtarë të shtetit të Maqedonisë, si dhe mysafirë të huaj. Kështu, në emër të Presidentit të Shtetit, në mbledhje mori pjesë këshilltari i tij Sinisha Aleksoski, në emër të Ambasadës së Katarit në Shkup mori pjesë zv. ambasadori, Shkëlqesia e Tij, z. Muhammed Subaih, ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup e përfaqësoi atasheu i Çështjeve Fetare, z Sejfeddin Ersoj, ndërsa në takim i ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti.
Në këtë pjesë të pranishmëve së pari me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam”, z. B.Benjamin Idriz, i cili foli për rëndësinë e themelimit të Fondacionit, pak për historinë e deritanishme të tij, duke theksuar arritjen e madhe historike me kalimin në pronësi të Fondacionit të kompleksit të "Konakut të Vilajetit” në Shkup. Ai, mes tjerash, tha: "Për ata që objektet i kundrojnë vetëm si mure dhe drurë, kjo është diçka e vogël, por për ata që këtë objekt e shohin në dritën e historisë së tij, kjo është një arritje marramendëse." Pastaj i falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për punën e deritanishme të FOCIC-it, që nga Emiri i Shtetit të Katarit, Sheiku Hamad bin Khalifa Al-Thani, pastaj ministri i Jashtëm i Tuqisë, z. Ahmet Davutogllu, presidenti i Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov, kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, si dhe kryetari i Qytetit të Bursës, z. Rexhep Alltepe. Në fund, fjalën e tij e përmbylli duke thënë se: "Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se shekulli në të cilin jetojmë është një epokë dinamike që hapëron me hapa gjigande. Duke mos dashur të jemi vetëm pjesë e historisë, por edhe pjesëmarrës në të, si dhe duke besuar se në Ballkan megjithatë ka elemente të fjetura që mund ta zgjojnë arsyen e shëndoshë për bashkëpunim, komunikim e bashkëjetesë, e krijuam FOCIC-in, që ta afirmojë këtë vizion dhe të jetë një Ballkan në miniaturë, i cili do të synojë që të prodhojë vlera që mund ta ribëjnë historinë e nënqiellit tonë."
Pas tij të pranishmëve iu drejtua zv. Ambasadori i Shtetit të Katarit në Maqedoni, Shkëlqesia e tij, z. Muhammed Subaih. Ai edhe një herë foli për përkushtimin që ka Shteti i Katarit për investimet e rëndësishme si ky në Maqedoni, ndërsa mes tjerash tha: "Shteti i Katarit dhe ambasada e tij në Maqedoni ka shpresë të madhe në këtë fondacion, i cili ka marrë përsipër kultivimin e vlerave vëllazërore, dashurisë, shkencës, diturisë dhe kultivimin e dialogut dhe komunikimit mes të gjithë anëtarëve të shoqërisë së këtij rajoni.”
I fundit në pjesën ceremoniale ishte z. Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, i cili theksoi se: "Duke besuar se me këso projekte mund të prodhojmë më shumë mirëqenie për qytetarët tanë, jemi bërë shtylla që i mbajnë këto ide kaq fisnike, duke e bërë pjesën tonë të punës në drejtim të krijimit të një bote të re pa paragjykimet e së kaluarës dhe të gatshme për t’u integruar me botën”.
Pas një pauze të shkurtër dhe përcjelljes së mysafirëve të lartë, mbledhja i vazhdoi punimet e saj, ku pas prezantimit të përgjithshëm dhe të detajuar të FOCIC-it nga kryetari Idriz, u krijua hapësirë për diskutime, që ishin mjaft dobiprurëse për projektet e ardhshme të FOCIC-it. 
Në fund, pas më shumë se dy orë punë, Bordi Këshillëdhënës mori vendim unanim për mbështetje të projekteve të FOCIC-it, duke ofruar secili nga pjesëmarrësit jo vetëm kapitalin dhe bagazhin e tij shkencor e kulturor, por edhe përvojën e tij në realizimin e planeve të FOCIC-it.
Gjatë takimit mbretëroi atmosferë miqësore e profesionale, ndërsa ndjehej fryma e gatishmërisë për bashkëpunim dhe bashkëveprim nga të gjitha pjesëmarrësit. Pas drekës së shtruar nga Fondacioni për nder të mysafirëve, ata patën mundësi edhe ta vizitojnë selinë e Fondacionit dhe objektet e "Konakut të Vilajetit”, me çka edhe përfundoi programi i ditës.

Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

This post has 2 Comments

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.