Të martën, më 01.06.2021, në lokalet e Fondacionit për Civilizim Islam (FOCIC) - Shkup, u mbajt takimi i përbashkët me ndjekësit e kursit të Gjuhës Arabe (të nivelit A1), të cilin e organizon FOCIC në bashkëpunim me Institutin Arsimor të Gjuhës Arabe në Turqi - AKDEM dhe Lingua Star - Tetovë.
Ky takim u bë në prezencën e zv/Kryetarit të FOCIC, Prof.dr.Adnan Ismaili, koordinatorit të kursit Mr.Bekim Sulejmani, si dhe profesorëve tjerë të Gjuhës Arabe: Prof.dr.Amel Kurtishi dhe Prof.dr.Ziber Lata.
Sipas dinamikës së paraparë, me sukses u realizua:
1. Vlerësimi final i njohurive të kursistëve, në bazë të së cilës do të bëhet edhe ndarja e çertifikatave për nivelin A1;
2. Sqarimi për nivelin vijues në bazë të programit "Miftahul-Arabijjeh"; dhe:
3. Sqarimi rreth ndjekjes së kursit të Gjuhës Arabe në Republikën e Turqisë pas përfundimit të nivelit të dytë.
Njëherësh u përcaktuan edhe oraret për nivelet vijuese - të cilat do të fillojnë nga java tjeter.
No Comments Yet...
Leave a reply