Projects / News


  • Comments: 0
  • 01 April 2014 10:14
  • in News
  • by naser
  • Visits: 1071
  • Last Modified: 01 April 2014 10:22
  • (Current Rating 0.0/5 Stars) Total Votes: 0

Thellohet bashkëpunimi i FOCIC-it me Shtetin e Katarit

4 0
Në konferencën e 11-të të dialogut ndërreligjioz me temë "Roli i rinisë në avancimin e dialogut ndërfetar”, të mbajtur në Doha të Katarit më 25-27 mars, mori pjesë edhe një delegacion i Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam” – Shkup (FOCIC) në përbërje Bajrambenjamin Idriz, kryetar dhe Adnan Ismaili, nënkryetar.

Në këtë konferencë me përmasa globale, që organizohet nga Qendra Ndërkombëtare për Dialog Interreligjioz në Doha (DICID), merrnin pjesë mbi 350 përfaqësues nga gjithë bota, ekspertë të shkencave shoqërore, aktivistë të shoqërisë civile, por edhe teologë të të gjithë religjioneve në botë. Nga rajoni jonë kishte përfaqësues edhe nga Shqipëria, Kosova e Bosnja.
Konferencën e hapi ministri i Drejtësisë, Dr. Hassan Bin Lahdan Al-Hassan Al-Mohannadi, i cili foli rreth aktiviteteve të Shtetit të Katarit në zhvillimin e kulturës së dialogut ndërfetar në botë, si dhe për aplikimin e Shtetit të Katarit në OKB për marrjen a masave kundër ofendimit të simboleve fetare.

Përveç tij, pjesëmarrësve iu drejtua edhe kryetari i DICID-it, Prof. Ibrahim Saleh Al-Naimi. Ai e potencoi rëndësinë e tolerancës nderfetare dhe luftën kundër ekstremizmit dhe urrejtjes. Me këtë rast, theksoi ai, gjenerata e re duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet teknike dhe elektronike në përhapjen e frymës së respektit dhe njoftimit me njëri-tjetrin.
Konferenca i përfundoi punimet me deklaratën e përbashkët me apel për paqe, bashkëjetesë dhe luftë kundër konflikteve që bëhen në emër të feve.

Në margjinat e kësaj konference, përfaqësuesit e FOCIC-it u takuan edhe me ministrin e Vakëfit dhe Çështjeve Islame, Dr. Gajth bin Mubarak al-Kawari, në të cilin mori pjesë edhe këshilltari i tij, Ali Al-Akbari. Përveç diskutimit konstruktiv për mundësitë e bashkëpunimit të FOCIC-it me institucionet e Shtetit të Katarit, sidomos për fazat e realizimit të projektit tashmë të filluar për rindërtimin e objekteve të FOCIC-it, Ministri e propozoi këshilltarin e tij, Ali Al-Akbari, të jetë njëherazi edhe anëtar i Bordit Këshillëdhënës të Fondacionit.

Përveç këtij takimi, zyrtarët e FOCIC-it realizuan takim edhe me ministrin Shtetëror, Ahmed Abdullah Al-Marri, i cili njëherazi është edhe nënkryetar i "Qatar Charitabli”, ku po ashtu diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit të Shtetit të Katarit me institucionet e rajonit tonë.
Gjatë këtyre, po edhe takimeve të tjera në nivele më të ulëta, gjithkund është shprehur gatishmëria e institucioneve të Shtetit të Katarit për bashkëpunim, për ndihmë dhe investime në Maqedoni dhe në rajon, që kështu të kontribuohet për një Ballkan paqësor, pa konflikte e me tolerancë.

Zyrtarët e FOCIC-it konsiderojnë se përvoja e Katarit është një përvojë e mirë që mund të ndihmojë në avancimin e dialogut ndërreligjioz dhe ribërjen e një bote të re pa paragjykimet dhe stereotipat e trashëguara, për çka Katari ka dëshmuar viteve të fundit se është një promotor serioz i këtyre vlerave.
Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.