Shkolla Verore 2017
Ftesë për aplikim
Afati i fundit: 3 Shtator 2017
Data dhe vendi: 08 – 11 Shtator 2017, Mavrovë (Maqedoni)
Përshkrimi:
Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam në Shkup organizon shkollën verore me temë: "Vetja dhe Tjetri në Ballkan” e cila do të organizohet në Mavrovë gjatë datave 08-11 Shtator. Ky program synon t’i tubojë studentët e trojeve shqiptare të cilët kanë interesim për debatet teorike. Në këtë shkollë do të diskutohen problemet identitare, kulturore dhe politike të shqiptarëve. Për më tepër, subjekt ligjërimi në këtë shkollë janë projeksionet identitare të shqiptarëve në raport me popujt e tjerë në Ballkan bazuar në shqyrtimet teorike, hulumtimet tekstuale dhe empirike. Ligjëratat do të mbahen në gjuhën shqipe.
Temat e diskutimit:
Intimiteti i vetes dhe tjetrit
Midis vetes dhe tjetrit: Islami në librat shkollorë të historisë në Shqipëri
Ne dhe ata: Përceptimet identitare tek Maqedonasit dhe Shqiptarët
Vetja dhe Tjetri në medievistikën Shqiptare
Sfidat identitare të shqiptarëve pas luftës së ftoftë
Tjetri si instrument i prodhimit të identitetit
Ligjëruesit:
Hysamedin Feraj – Shqipëri
Ali Pajaziti – Maqedoni
Rizvan Sylejmani – Maqedoni
Ergys Mërtiri – Shqipëri
Doan Dani – Shqipëri
Enis Sulstarova – Shqipëri
Të gjithë studentët të cilët janë të interesuar në debatet teorike për çështjen e identitetit, kjo shkollë është një mundësi e mirë për t’u takuar me ligjëruesit në fjalë, diskutuar dhe njohur më për së afërmi për këto çështje.
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga FOCIC përveç biletave të udhëtimit.
Aplikimi bëhet përmes vegzës së bashkangjitur:
Afati i fundit për aplikim: 3 shtator!
Për pyetje dhe informacione të mëtejshme:
Erduan Dauti
Mob.: +389 76 222 620
erduandauti@gmail.com
Mob.: +389 76 222 620
erduandauti@gmail.com
No Comments Yet...
Leave a reply