Projects / News


  • Comments: 0
  • 31 March 2015 13:31
  • in News
  • by naser
  • Visits: 940
  • Last Modified: -/-
  • (Current Rating 0.0/5 Stars) Total Votes: 0

Realizohet ekspozita "Toleranca Fetare në Oman"

0 0

Më datë 09.03.2015 në "Çifte hamam” në çarshinë e Shkupit u bë hapja solemne e ekspozitës së titulluar "Toleranca Fetare në Oman”, organizuar nga Fondacioni "Qendra e Civilizimit Islam-FOCIC” nga Shkupi në bashkëpunim me Ministrinë e çështjeve fetare të Sulltanatit të Omanit.
Ekspozita "Toleranca fetare në Oman” përbëhej nga tri pjesë kryesore: pikturat dhe posterët, filmat vizual dhe kampanja "Vepro për tolerancën”. Përmes këtij evenimenti kulturor Sulltanati i Omanit përpiqet që të shprehë jetën Islame në botën moderne Omanase si dhe traditën dhe kulturën e këtij shteti që gërshetohet nën ndikimin e qytetërimeve të ndryshme: qytetërimeve afrikane, qytetërimit kinez dhe atij indian.
Në hapjen e ekspozitës, prezent ishin këshilltari i ministrit të trashëgimisë dhe çështje fetare nga mbretëria e Omanit, Muhamed El-Muameri, përfaqësuesi i presidencës së Maqedonisë, Sinisha Aleksoski, ambasador, profesorë dhe intelektual të shumtë.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Benjamin Idrizi, kryetari i fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam-FOCIC”, theksoi se në të vëretë, kjo ekspozitë edhe njëherë na e rikujton rëndësinë e mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëjetesës.
"Në fakt, nëse më lejohet të them, toleranca apo më sakë respektimi i tjetrit, i të ndryshmes nga ajo që jemi ne, është vlerë tipike orientale. Me gjithë paragjykimet dhe stereotipat për "Orientin e prapambetur”, e vërteta është se Lindja është ajo gurrë shpirtërore që në gjirin e saj i mban të gjitha religjionet monoteiste”, tha në fjalën e tij Benjamin Idrizi, njëri ndër iniciatorët e organizimit të kësaj ekspozite.
Ai gjithashtu tha se sonte jemi këtu që të aromën e kësaj tolerance e ndërkomunikimi të një shteti oriental siç është Omani, që mund të jetë më pak i njohur për ne, por që sot përbën kryefjalën e tolerancës dhe dhe respektimit të tjetrit. Përveç tjerash, theksoi Idrizi, kjo ekspozitë është një paraqitje më shumë për atë që synon fondacioni "Qendra e Civilizimit Islam-FOCIC” në mjedisin tonë.
Drejtori i projektit "vepro për tolerancën” dhe njëherë këshilltar i ministrit të trashëgimisë dhe çështje fetare nga mbretëria e Omanit, Muhamed El-Muameri, përshëndeti të pranishmit duke theksuar se është i nderuar që gjendet në Maqedoni për të shpërndarë mesazhin e Omanit për tolerancë fetare, mirëkuptim të ndërsjellë dhe bashkekzistencë paqësore.
"Kjo ekspozitë është shfaqur në më shumë se 60 qytete, në 20 shtete të ndryshme. Nuk ka gjë më të pëlqyer për ne, përpos shpërndarjes së mesazhit të paqes dhe vullnetit të mirë në gjithë botën. Ne thellësisht besojmë që paqja dhe stabiliteti mund të arrihen vetëm përmes dialogut dhe mirëkuptimit”, theksoi gjatë fjalës së tij Muhamed El-Muameri.
Duke folur për vendin e tij, ai tha se viti 629 ka rëndësi historike, pasi në këtë vit profeti Muhamed (s.a.v.s.) u shkroi letër mbretërve omanez të kohës, duke i ftuar që t’i bashkëngjiten fesë Islame. Pas shkëmbimit të delegacioneve, mbretërit pranuan Islamin dhe pastaj ai u përhap në Oman në mënyrë paqësore. Që nga ajo kohë, theksoi Muhamed El-Muameri, omanezët kërkojnë të bashkëpunojnë me të tjerët për të shmangur dhunën. Ai përshëndeti miqtë nga e gjithë bota që kanë pranuar të jenë nikoqir të këtij evenimenti duke përcjellë edhe njëherë mesazhet paqësore nga vendi i tij.
Fjalën e rastit e kishte edhe profesori Ferid Muhiq, kryetari i akademisë boshnjake të shkencave, i cili tha se ne nuk jemi të ndarë, për shkak se bota është e ndarë.
"Kjo është një iluzion. E vërteta është se bota është e ndarë pasi ne ndahemi mes vete. Bota është një. Bile edhe kontinentet janë të ndara sipërfaqësisht nga oqeanet. Poshtë oqeaneve, ata janë të bashkuar duke formuar masën e planetit. Edhe muri kinez, edhe ai i Berlinit, janë vetëm sinonime simbolike të ndarjeve mes nesh, pasi ata realisht asnjëherë nuk kanë ndarë tokën, ajrin, retë, erën, zogjtë, e kështu me radhë. Muret na kanë ndarë neve, pasi vetëm ne nuk e kemi parë unitetin e botës. Vetëm ne i kemi krijuar ‘botët’”, tha profesori Ferid Muhiq.
Gjatë hapjes solemne, u shkëmben dhurata mes organizatorëve, Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam-FOCIC” dhe Ministrisë së çështjeve fetare të Sulltanatit të Omanit. Për kontributin e dhënë në përhapjen e mesazhit të paqes dhe tolerancës, u nderuan edhe Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov; profesorit të fakultetit teologjik, Aco Gerovski; Institutit Ballanik për Religjion dhe Kulturë përfaqësuar nga Nada Milkova dhe Ramadan Aliti, kryetar i shoqatës joqeveritare "Vizioni M”. Ky aktivitet u përcjoll nga shumë media lokale dhe agjnecione të ndryshme lajmesh, Lajmi i publikuar nga "Anadolu agency", u botua në shumë media, Anglofone, Turke dhe Arabe. Ekspozita zgjati 5 ditë dhe së shpejti pritet të ekspozohet edhe në Republikën e Shqipërisë gjegjësisht në Tiranë.
Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.