Pas një lajmi me plot shpifje, që dje portali lajmi.net (http://lajmi.net/ja-kush-qendron-financiarisht-pas-levizjes-besa-ne-maqedoni-dokumentefoto-2/) e ka publikuar për Fondacionin "Qendra e Civilizimit Islam” (FOCIC), duke bërë aluzione të çuditshme shpifëse, duke publikuar të dhëna personale të njerëzve (që është në kundërshtim me ligjin) dhe duke krijuar relacione që edhe mendjet më konspirative ua kanë zili, jemi të detyruar të bëjmë një shpjegim të vogël, jo për t’i ndalur shpifjet, sepse "fjalët e njerëzve dhe vrimat e gardhit nuk mbyllen kurrë”, por për të njoftuar opinionin se FOCIC-i ka vendosur që tash e tutje të gjitha shpifjet që bëhen në adresë të këtij fondacioni t’i denoncojë në gjykatë, ndërsa ata që mburren me "argumente”, le ta bindin gjykatën.
Ndërkaq,
për opinionin e gjerë e shpjegojmë shkurtimisht vetëm këtë:
1. Fondacionin "Qendra e Civilizimit
Islam” (FOCIC) është pronar i objekteve të ish Vilajetit të Kosovës në Shkup
dhe nuk ka asnjë pronë tjetër.
2. Objektet janë blerë me mbështetje të Shtetit të Katarit dhe në pajtim me të gjitha dispozitat ligjore në Maqedoni,;
3. Transaksioni i kryer përmes llogarisë bankare, qysh në vitin 2010, që ka qenë vetëm sa vlera e blerjes së objektit, ka qenë transparent për organet shtetërore dhe për këtë nuk ka pasur asnjë vërejtje ose ankesë;
4. Pas këtij donacioni (blerjes së dy objekteve), në FOCIC nuk ka ardhur më asnjë donacion tjetër financiar;
5. Megjithëse FOCIC-i ka bërë aplikim për restaurimin e objekteve në fjalë, deri tash nuk ka asnjë përgjigje;
6. FOCIC-i kurrë nuk ka pasur më shumë se tre punëtorë (aktualisht i ka vetëm dy);
7. FOCIC-i asnjëherë nuk ka financuar asnjë organizatë tjetër, përfshirë edhe subjekte politike
Rrjedhimisht,
të gjitha që janë thënë në atë informacionin e sipërmendur, të botuar në
portalin lajmi.net dhe të rimarrë edhe nga shumë portale të tjera, janë vetëm
trillime dashakëqija me agjenda të caktuara. Por, ato do t’i lëmë t’i
shpjegojnë në gjykatë, si dhe në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave
Personale.
Ashtu
siç e kemi përcaktuar në dokumentet tona themelore, FOCIC-i ka për synim
zhvillimin e dialogut ndëretnik, ndërreligjioz dhe ndërkulturor, duke ndërtuar
ura bashkëpunimi mes komuniteteve të ndryshme në Ballkan, ndërsa në plan
afatmesëm synon të ngrejë institute kërkimore dhe qendra hulumtuese, që do ta
përçojnë këtë vizion. Ndonëse në të kanë qenë ose janë anëtarë të organeve të
ndryshme eksponentë politikë shqiptarë, boshnjakë, maqedonas, turq etj. dhe,
madje, jo vetëm në Maqedoni, kjo në asnjë rast nuk nënkupton që edhe FOCIC-i ka
ndonjë ngjyrim politik. FOCIC-i askujt nuk ia kufizon bindjet politike, siç nuk
lejon që edhe askush ta involvojë FOCIC-in në çfarëdo debati për qëllime
politike.
Shkup, 05.01.2016
Kryesia e Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam" - Shkup
No Comments Yet...
Leave a reply