Projects / News


  • Comments: 0
  • 16 November 2013 10:40
  • in News
  • by naser
  • Visits: 658
  • Last Modified: 16 November 2013 10:48
  • (Current Rating 0.0/5 Stars) Total Votes: 0

NGUSHËLLIM

1 0
Drejtuar:
Familjes së Prof. Dr. Muhamed Aruçit

Nga:
Fondacioni "Qendra e Civilizimit Islam”(FOCIC) – Shkup

N G U SH Ë LL I M

E nderuara familje Aruçi,

Me keqardhje të madhe morëm lajmin e hidhur se sot ka kaluar në ahiret familjari juaj, miku jonë i madh dhe intelektuali i denjë mysliman, Prof. Dr. Muhamed Aruçi. Vdekja e tij jo vetëm që na pikëlluar të gjithëve, por edhe na ka bindur se sa i vlefshëm ishte ai për të gjithë ne që ishim miq ose bashkëpunëtorë të tij. Pa të vërtet do ta kemi shumë më vështirë të gjithë ne.

Megjithatë, duke qenë të bindur në kaderin e Allahut xh.sh., pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta, me lutje që shpirtin e Prof. Aruçit ta ketë shpërblyer me të mirat e tij të pakufishme, duke e bashkuar me të zgjedhurit e Zotit në botën tjetër, ndërsa Juve – familjes së tij, t’Ju japë sabër dhe t’ju forcojë që të qëndroni në rrugën e tij dhe ta nderoni emrin e tij.

Për të gjithë ne që kemi pasur fat ta njohim, Prof. Aruçi do të mbetet një kolos i mendimit, një gjurmë e pashlyeshme intelektuale në hapësirat ballkanike, në Turqi, por edhe në Egjipt, një kultivues i mirëfilltë i ilmit tradicional, të trashëguar nga prindi i tij – Kemal ef. Aruçi, por edhe një figurë që do të kujtohet me pietet për kontributin e tij vetëmohues e afirmues, qoftë në shërbim të Bashkësisë së Fesë Islame të Maqedonisë, por edhe në fushën humanitare. Emri i tij gjithnjë do të kujtohet me nderim dhe mburrje.

Në këto çaste pikëllimi, asgjë më shumë se këto ajete nuk e përshkruajnë ndarjen tonë me prof. Aruçin: "O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty! Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim! (El-Fexhër: 27-30)

Ngushëllime dhe dua! "Rabbig´fir verham ve ente hajrur-rahimin” (El-Mu`minun: 118)!

Shkup, 16.11.2013

B.Benjamin Idriz, Adnan Ismaili,
Kryetar Nënkryetar
Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.