Projects / News


  • Comments: 0
  • 08 May 2014 15:04
  • in News
  • by naser
  • Visits: 1902
  • Last Modified: -/-
  • (Current Rating 0.0/5 Stars) Total Votes: 0

Mundësi studimi në Emiratin Sharjah (UAE)

2 0
Lartmadhëria e tij, Sheik Dr. Sultan bin Muhammad Al Qasimi, Emir i Emiratit Sharjah dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) me dekretin nr. 2 të 2013-tës ka vendosur ta themelojë Universitetin Islamik "Al Qasimia University” në Sharjah, Emirate, që është emirati i tretë treta për nga madhësia pas kryeqytetit Abu Dabi dhe emiratit fqinj me Dubai.
Ky universitet do të jetë joprofitabil dhe do të inaugurohet gjatë festimeve të vitit 2014, me ç’rast edhe Sharjah do të shpallet Kryeqyteti i Kulturës Islame. Universiteti kap një sipërfaqe prej 15 km2 në qytetin universitar të Sharjahut, i cili ofron një spektër të gjerë drejtimesh shkencore, përfshirë këtu shkencat teologjike dhe artin.
Duke dashur të ndihmojë në avancimin e shkencave të kësaj fushe edhe në rajonin tonë, Fondacioni Qendra e Civilizimit Islam (FOCIC) ka arritur të vë bashkëpunim drejtpërdrejt me Lartmadhërinë e Tij dhe kështu të përfitojë mundësinë e dërgimit të studentëve në këtë universitet mjaft prestigjioz. Kështu, pas korrespodencës që kishte kryetari i FOCIC-it, Mr. B. Benjamin Idriz, me Emirin e Sharjas, Sheik Dr. Sultan bin Muhammad Al Qasimi, është arritur marrëveshje që FOCIC-i të jetë një urë lidhëse mes Universitetin Islamik "Al Qasimia” dhe vendeve të Ballkanit. Në këtë mënyrë për vitin e parë akademik 2014/2015 Universiteti Islamik "Al Qasimia” nä Sharjah ka marrë përsipër të ndajë 30 bursa për studentët e shteteve të Ballkanit për drejtimin e shkencave islame. Studimet do të jenë në gjuhën arabe, kurse për studentët që nuk kanë njohuri të mjaftueshme në këtë gjuhë, do të organizohet kurs intensiv përgatitor i gjuhës arabe. Me këtë marrëveshje FOCIC-i ofron mundësinë e aplikimit preliminar dhe ka të drejtën e rekomandimit të studentëve që synojnë ta fitojnë këtë bursë studimi
Andaj ftohen të gjithë ata që janë të interesuar të aplikojnë në këtë universitet që të dërgojnë letër-interesimi për aplikim në postën elektronike të FOCIC-it: focic@focic.org.mk, ndërsa së shpejti do të publikohen edhe formularët në gjuhën arabe dhe angleze, por edhe dokumentacioni i detyrueshëm që nevojitet për aplikim, për çka kandidatët do të njoftohen me kohë.


Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.