Të enjten, më 20.03.2014 në Eskishehir të Turqisë, i cili vitin e kaluar është zgjedhur të jetë kryeqytet i kulturës turke, u organizua ceremonia për ndarjen e mirënjohjeve "Eskishehir – selia kulturore 2013”.
Kjo mirënjohje u është dhënë 33 intelektualëve të gjithë botës, mes tyre edhe drejtorit të SHB "Logos-A” dhe, njëherazi, nënkryetar i Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam” – Shkup (FOCIC), por edhe pedagog në Universitetin Shtetëror të Tetovë, prof. Adnan Ismailit.
Motivacioni i kësaj mirënjohjeje është "Për kontributin që ka dhënë z. Adnan Ismaili për afirmimin e kulturës turke dhe të bashkëpunimit të mirë mes popujve të Ballkanit, veçmas mes shqiptarëve e turqve”.
Përveç z. Ismailit kjo mirënjohje iu nda edhe Myftiut të Meshihatit të Bashkësisë Islame të Serbisë, Dr. Mevlud Dudiq, akad. Sherbo Rastoderit nga Mali i Zi, Prof. Dr. Irfan Morinës nga Kosova, Dr. Admina Shiljak Jasenkoviqit nga Bosnja dhe shumë intelektualëve të tjerë.
Në ceremoninë e organizuar enkas me këtë rast, mirënjohjet i ndau ministri i Arsimit të Republikës së Turqisë, Dr. Nabi Avxhi, ndërsa në të ishin të pranishëm edhe valiu dhe kryetari i Qytetit të Eskishehirit, por edhe disa deputetë të Parlamentit të Turqisë.
Pas kësaj laureatët u pritën nga valiu dhe kryetari i Qytetit të Eskishehirit

No Comments Yet...
Leave a reply