Projects / News


  • Comments: 0
  • 27 June 2014 15:55
  • in News
  • by naser
  • Visits: 862
  • Last Modified: -/-
  • (Current Rating 0.0/5 Stars) Total Votes: 0

Mesazh urimi i Kryesisë së FOCIC-it për Muajin e Ramazanit

0 0
Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra...

Jemi në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe të vetëmohimit, muajit të mundësive për shndërrimet qenësore të shpirtit dhe botëvështrimit njerëzor.

Duke qenë në vigjilje të këtij çasti kaq madhështor, në emër të Kryesisë dhe stafit të Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam” jua urojmë këtë muaj domethënës, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, kontemplim dhe solidarizim me të afërmit, fqinjët dhe të dobëtit.
Lutemi po ashtu që ky muaj të jetë një pikënisje dhe motiv për ndryshimet fundamentale shpirtërore dhe sociale nga gjendja që e ka kapluar rajonin dhe botën.

Lutemi që ky muaj të jetë vendimtar për qytetarët tanë për të ndryshuar realitetin social drejt shtigjeve të një jete shpresëdhënëse dhe konstruktive.

Lutemi që ky muaj të jetë një moment që do t’i kthjellë mendjet dhe do ta ndalë gjakderdhjen gjithkund në botë, e veçmas në dy qendrat e civilizimit islam, në Siri dhe Irak, duke shpresuar që ai të jetë vendimtar për këndelljen e fuqishme të myslimanëve të botës për t’u bërë edhe një herë shtytësit e historisë dhe promotorë të ndryshimeve pozitive globale.

Kryesia

B. Benjamin Idriz dhe Adnan Ismaili
Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.