Projects / News


  • Comments: 0
  • 31 July 2015 15:55
  • in News
  • by naser
  • Visits: 1234
  • Last Modified: -/-
  • (Current Rating 0.0/5 Stars) Total Votes: 0

Kontesti "Këngëtari i Sharjahut-Munshid Sharjah 2015"

1 0
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të shënuar me Munshid Sharjah në fushën e artit të recitimit përgjatë shtatë raundeve dhe i vlerësuar nga publik si art i çmuar dhe tradicional, Munshid Sharjah i rikthehet botës me stilin e saj të ri, përmes hapave të qëndrueshëm dhe arritjeve të kaluara, të ndërtoj me dedikim të plotë këto arte të veçanta.
Sa i përket kandidatëve nga trojet shqiptare ishin: Nusret Kurtishi nga Shkupi, Burim Sherifi nga Tetova; Bunjamin Hasani, Adnan Zeqiri nga Presheva dhe Resmi Likaj nga Shkodra.  Kandidati më i suksesshëm ndër ta ishte Nusret Kurtishi  i cili arriti të kualifikohet në garën e madhe e cila u realizua në Sharjah.

Faza e parë: Provat
Faza e parë fillon me turnin e programeve të provave me garuesit në dhjetë shtetet të ndryshme,   duke filluar nga Mbretëria e Arabisë Saudite më 29 Gusht 2015 dhe duke përfunduar kështu në Emirate me 19 Shtator 2015. Për herë të parë sesione do të mbahen edhe në Turqi, Francë dhe Indonezi, përfshi këtu Malajzinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe një numër të shteteve Arabe. Po ashtu, edhe aplikimet në online do të jenë të hapura në adresën: www.smc.ae/munshid. Pasi që të jetë shpallur rezultati, garuesit do të jenë të përzgjedhur për të marrë pjesë në garë. Emrat e të përzgjedhurve do të jenë, do të shpallen përmes një lajmërimi special të emetimit në TV Sharjah.

Faza e dytë: Garimi
Faza e dytë fillon me ardhjen e garuesve në Emiratin e Sharjas, dhe garimi fillon pasi që garuesit të kenë marrë trajnime të mjaftueshme dhe përgatitje për të filluar kështu raundet e katër netëve radhazi, 4, 11, 18 dhe 25 Dhjetor. Programi po ashtu përfshin ditarin e ndryshimeve të garueseve, dy herë në javë, gjatë muajit të garave krahas turneve të episodeve speciale të shfaqura dhe të emetuara në Tetor.
Të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë kontest luten të paraqiten në adresën e Fondacionit Qendra e Civilizimit Islam në Shkup – FOCIC, organizatë kjo e cila është përgjegjëse për organizimin e shkuarjes garuesve në Sarajevë, me ç’rast garuesit do ti futen garës për përzgjedhjen për garën e madhe. Nisja bëhet më 7 Shtator, kurse koncerti për përzgjedhjen e garuesve do të mbahet me datën 8 Shtator në orën 10:00, në Hotel Europe, Sarajevë.

Anëtarët e panelit vlerësues:
Lufti Bu Shanaq – Artist
Osama Al-Safi – këngëtar
Mesut Kurtis – Artist
Asim Al-Binni – Muzicien dhe kompozitor

E-mail: info@focic.org.mk
           latif_mustafa@hotmail.com   
Telephone: + 389 2 2600036
                 + 389 2 3211256
Fax:           + 389 2 2611508                  
Address: Samoilova 10, 1000 Skopje Macedonia

Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.