Projects / News


  • Comments: 0
  • 18 November 2014 12:09
  • in News
  • by naser
  • Visits: 830
  • Last Modified: -/-
  • (Current Rating 0.0/5 Stars) Total Votes: 0

FOCIC sjell Omanin në Maqedoni

0 0
Këto ditë në kryeqytetin e Omanit në Maskat po organizohet një ekspozitë nga Mbretëria e Omanit, me temë "Toleranca fetare dhe islami në Mbretërinë e Omanit”. Ekspozita mbështetet nga "Ministria e Vakëfit dhe Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Omanit, nën udhëheqjen e ministrit Abdullah bin Mohammed Al Salimi.

Subjekt kryesor i temës së ekspozitës është jeta e përditshme religjioze, jeta moderne dhe roli gruas në shoqërinë e Omanit. Ekspozita në korpus disponon me 24 panele të ndryshme si dhe filma të tjerë të cilët përpiqen ta të japin një panoramë të shtetit të Omanit, shtet ky i cili në saje të kontakteve të krijuara përmes oqeanit, ka krijuar mozaikun ndër-qytetërimor, përfshi civilizimin Kinez, Indian dhe civilizimet e Mesdheut, si civilizimi Grek dhe Romak. Kjo ekspozitës realizohet në shumë shtete të botës përfshi këtu, SHBA-të, Gjermaninë, Spanjës, Italinë, Francën dhe Brazilin.

Në këtë ekspozitë, me ftesë të ministrit të fesë dhe vakëfit, në Mbretërinë e Omanit po qëndron edhe kryetari i Fondacionit Qendra e Civilizimit Islam në Shkup-FOCIC, Mr. Benjamin Idriz, i cili ka realizuar disa takime me autoritetet kryesore të Omanit, përfshi myftiun dhe ministrin për çështje fetare. Në saje të takimeve në fjalë është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes Ministrisë së Vakëfit dhe Çështjeve fetare, si dhe realizimin e ekspozitës në Maqedoni dhe Shqipëri, ku nikoqir do të jetë Qendra e Civilizimit Islam në Shkup – FOCIC.

Për hir të kontributit dhe përhapjes së frymës së tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, kryetari i FOCIC-it, Mr. Benjamin Idriz u shpërblye me një plaketë nderi, dhe mirënjohjeje nga ministri i çështjeve fetare Abdullah bin Mohammed Al Salimi.
Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.