Projects / News


  • Comments: 0
  • 15 July 2014 12:06
  • in News
  • by naser
  • Visits: 1774
  • Last Modified: -/-
  • (Current Rating 5.0/5 Stars) Total Votes: 3

Delegacioni i FOCIC-it në vizitë në Emiratin e Sharjas

3 1
Një delegacion i lartë i Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam” – Shkup (FOCIC) në përbërje Bajrambenjamin Idriz, kryetar, dhe Adnan Ismaili, nënkryetar, që këtë ditë po qëndron në Emiratin e Sharjas dhe është mysafir i Emirit, L.M. e Tij Sheik Dr. Sulltan bin Mohammad al-Qassimi, të dielën (më 13 korrik) në një takim miqësor e vëllazëror,  që u zhvillua Pallatin e Tij mbretëror, u prit edhe nga vetë Emiri i Sharjas.
Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet FOCIC-it dhe Emiratit të Sharjas, ndërsa veçmas u diskutua për mundësinë e ndihmës në fushën e arsimit dhe shkencës, që janë në fokusin e interesit të FOCIC-it. Përfaqësuesit e FOCIC-it e njoftuan Emirin për planet dhe programin e punës së Fondacionit dhe ofruan mundësinë që edhe Emirati i Sharjas të mund të përfshihet në projektet e FOCIC-it.
Nga ana e tij Emiri shfaqi gatishmëri për të bashkëpunuar dhe për të të ndihmuar që projektet shkencore, kulturore dhe arsimore të marrin rrjedhë edhe në Maqedoni, ndërsa – sipas Tij – FOCIC-i mund të jetë një hallkë e mirë për avancimin e këtyre marrëdhënieve. Në këtë drejtim Emiri edhe një herë e konfirmoi premtimin që për vitin e ardhshëm 30 studentë nga vendet ballkanike të regjistrohen me bursë të plotë në Universitetin Al-Qasimijja të këtij emirati.
Në fund delegacioni i FOCIC-it ia dhuroi Emirit librit "The Ottoman Heritage” të autores Teresa Waltenberger, që është botuar në Shkup me mbështetje të FOCIC-it

Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon

No Comments Yet...

Leave a reply

Name: Required Field.
Email Address: Required Field. Not visible
Website:
Captcha Code: Required Field.
Comment: Required Field.