Projects / News


Ambasadori i Katarit e vizitoi selinë e FOCIC-it
  • Comments: 0
  • 04 November 2013 10:13
  • in News
  • Visits: 1277
  • Last Modified: 16 November 2013 13:12

Ambasadori i Katarit e vizitoi selinë e FOCIC-it

2 0
Gjatë këtij takimi, që nuk ishte vetëm protokollar, por edhe takim pune, kryetari i Fondacionit "Qendra e Civilizimit Islam”, B.Benjamin Idriz – i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë së ngushtë të FOCIC-it, e njoftoi Ambasadorin për punën e deritanishme të Fondacionit dhe për planet e tij në të ardhmen.
Me këtë rast kryetari Idriz, pasi e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e deritanishme për projektin e FOCIC-it, duke i kaluar në pronësi të Fondacionit objektet e rëndësishme kulturore e historike të Vilajetit dhe të Telegrafhanes, e theksoi veçmas rolin dhe vizionin që ka pasur me këtë projekt Emiri i Shtetit të Katarit, Shkëlqesia e Tij Sheikh Hamid Bin Halifa Al-Tani, falë kontributit të të cilit në vitin 2011 u mundësua që këto objekte t’i kalojnë në pronësi FOCIC-it.
Përveç kësaj kryetari Idriz foli edhe për aktivitetin e deritanishëm të FOCIC-it, për krijimin e organeve ekzekutive e këshillëdhënëse, si dhe për projektet e përpiluara që tashmë do të vijojnë.
Ndërkaq Ambasadori Al-Mahmud, nga ana e tij, e falënderoi kryetarin e FOCIC-it për pritjen miqësore dhe shfaqi shpresën dhe gatishmërinë që Shteti i Katarit të vazhdojë edhe më tej ta mbështetë Fondacionin "Qendra e Civilizimit Islam”.
Siç tashmë është e njohur për opinionin, Fondacioni "Qendra e Civilizimit Islam” është një fondacioni i cili është themeluar që ta promovojë, kultivojë dhe afirmojë kulturën dhe trashëgiminë autoktone të popujve të Ballkanit, veçmas ato të proveniencës islame, por njëherazi duke promovuar edhe kulturën e koezistencës e bashkëjetesës mes popujve në Ballkan. FOCIC-i së shpejti do të jetë në skenë edhe përmes institucioneve shkencore e kulturore që do të themelohen nga ky fondacion, ndërsa do të shërbejnë për realizimin e synimeve të FOCIC-it.
Takimi përfundoi me një drekë miqësore që u shtrua nga nikoqiri i këtij takimi.
Share
  • Twitter
  • del.icio.us
  • Digg
  • Facebook
  • Technorati
  • Reddit
  • Yahoo Buzz
  • StumbleUpon