Projekti "Akademia e Mendimit Ballkanik” është vlerësuar nga ligjëruesit e projektit si projekti më serioz shkencor që është organizuar ndonjëherë jashtë godinave universitare. Projekti është organizuar dhe realizuar nga Fondacioni "Qendra e Civilizimit Islam” dhe është mbështetur financiarisht nga Drejtoria e Turqëve të jashtëm dhe popujve miq - YTB e qeverisë së Republikës së Turqisë.
Përmes kësaj akademie pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të përfitojnë nga 10 ligjërues dhe profesor të universiteteve të ndryshme të Republikës së Turqisë po ashtu edhe nga 10 ligjërues dhe profesor të universiteteve të ndryshme Ballkanike. Sa i përket pjesëmarrjes së studentëve ata vinin nga të gjitha trojet, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Gjithsej 30 studentë, hulumtues të shkencave të ndryshme sociale, prezantuan në ligjëratat dhe diskutimet e kësaj akademie. Projekti u zhvillua për 6 muaj radhazi, duke mbajtur kështu 6 seanca me gjithsej 20 ligjërata akademike. Projekti ka filluar më datë 22 Janar dhe ka mbaruar më 29 Qershor të vitit 2016.
Qëllimi kryesor i këtij projekti ka qenë brumosja e studentëve dhe gjeneratave të reja për një Ballkan të Ri apo krijimin e një perspektive të re për ta menduar rishtazi Ballkanin si projekt politik dhe për ta rikonceptuar si hapësirë gjeografike. Përpos përzgjedhjes së studentëve e cila ka qenë nga të gjitha trojet Shqiptare, edhe ligjëratat kanë qenë të realizuara në disa qytete kryesore si: Shkup, Tetovë, Ohër, Prizren dhe Tiranë. Në kuadër të këtij projekti po ashtu është realizuar edhe shëtitja dhe vizita e të gjitha qyteteve me rëndësi historike dhe kulturore, përfshi këtu: Shkupin, Tetovën, Ohrin, Strugën, Manastirin, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Vlorën, Beratin dhe Gjirokastrën. Me një fjalë, përpos përfitimit të dijeve të ndryshme historike, filozofike dhe kulturologjike, pjesëmarrësit kanë pasë rastin që të njihen me qytetet më të rëndësishme të trojeve Shqiptare.
Disa nga ligjëratat dhe profesorët të cilët kanë marrë pjesë në këtë shkollë verore janë si më poshtë:
1. Ferid Muhic, Kiril dhe Metodi, tema: Projektimi i Evropës në Ballkan – Ballkani si qendër e filozofisë dhe qytetërimit
2. Omer Turker, Universiteti i Marmarasë. tema: "Shfaqja e Islamit si qytetërim në skenën botërore, lindja e shkencave Islame, ndarja e shkencave fetare dhe racionale”.
3. Ibrahim Uçer, Universiteti i Medenijetit/Qytetërimit, tema: "Koncepti i mendimit Islam, Kelami, Tessavufi dhe principet themelore të shkollave filozofike.
4. Ali Pajaziti, Universiteti i Evropës Juglindore, tema: "Trendet, lëvizjet dhe aktorët e rinj islamikë në albanosferë në 25 vitet e tranzicionit, tema: një vështrim sociologjik”
5. Esref Altas, Universiteti 29 Mayis: "Qëllimi, tematika dhe metodologjia e Kuranit”
6. Haci Bayram Baser, Universiteti i Yalova-s, tema: "Tesavufi nga teoria në praktikë dhe qëllimi i tij në Islam”
7. Ismail Bardhi, Universiteti i Stambollit, tema: "Pak përsëritje për vështirësitë nga e kaluara jonë "Muslimane”
8. Metin Izeti, Universiteti i Tetovës, tema: "Dy zbulesa të Zotit: Njeriu dhe Kurani”
9. Harun Kuslu, Universiteti i Sakaryas, tema: "Metodat e njohjes në filozofinë Islame”
10. Hayrettin Nebi Gudekli, Universiteti i Marmarasë, tema: Shkenca dhe metodologjia në Kelamin Islam
11. Milazim Krasniqi, Universiteti i Prishtinës, tema: "Fillet e shtetësisë së Kosovës”
12. Alkan Ercan, Universiteti i Marmarasë, tema: Koncepti i përpjekjes dhe i askezës në Tesavuf.
13. Lufti Sunar, Universiteti i Stanbollit, tema: "Koncepti i shtetit tek Ibn Halduni dhe Tomas Hobsi”
14. Betul Akdemir, Universiteti i Marmarasë, tema: "Koncepti i qenies në filozofinë pereniale”
15. Besnik Emini, Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, tema: "Formimi i vetëdijes kombëtare të shqiptarëve në shekullin e XIX”
16. Hysamedin Feraj, Universiteti i Tiranës, tema: Koncepti i njeriut tek Aristoteli dhe Akuini
17. Cuneyd, Kaya, Universiteti i Stanbollit, tema: "Gazali, model i përpjekjes së njëmendtë intelektuale”
18. Vehbi Baser, Universiteti Balikesir, tema: "Globalizmi, identitetet lokale dhe mikronacionalizmat”
19. Cuneyd Kaya, Universiteti i Stanbollit, tema: "Struktura e Mendimit Islam”
Hapja zyartare: http://shenja.tv/hapet-akademia-e-mendimit-ballkanik/

No Comments Yet...
Leave a reply